Sport

Diego Perotti vazhdon me Romën

Diego Perotti ka njoftuar se do të qëndrojë në Romë deri në vitin 2021, në një video të postuar në faqen zyrtare të klubit në rrjetin social Facebook.

Mbrëmë u raportuar se anësori do të nënshkruajë kontratë të re me Romën, ndërsa sot i pyetur se a do të qëndrojë në Romë, ai u përgjigje “Do t’ju tregoj”, para se ta ngrinte lart fanellën me mbishkrimin “2021”, transmeton Express.

“Këtu i kam kaluar disa prej momenteve më të mira në karrierë dhe shpresoj se do të kem edhe shumë tjera. Jam shumë i lumtur”, ka thënë Perotti. /Express/