Sport

Diego Costa në Milan (Foto)

Deigo Costa na nisur bisedimet me skuadrën italiane Milan
Sulmuesi spanjoll, Diego Costa e ka konfirmuar se është në kërkim të një skuadre të re, pasi Antonio Conte i ka thënë se nuk bën pjesë në planet e tij.

Ai po ashtu e pranoi se transferimi në Atletico Madrid është i vështirë, sepse i duhet të pres deri në janar për të luajtur, për shkak të dënimit të FIFA-s.

Këtë mundësi është duke tentuar ta shfrytëzojë Milan, skuadër e cila ka nisur bisedimet me agjentin e lojtarit, shkruan Sky Sports.

Edhe lojtari është i gatshëm të transferohet në Milan, ku drejtuesit e rinj janë duke punuar që të ndërtojnë një skuadër të fortë.

Për Costan po ashtu po interesohen edhe disa skuadra nga Kina. /Express/