Sport

Diego Costa lë Chelsean, parakontratë për një pagë të “çmendur”

Diego Costa është parë duke darkuar të premten e kaluar në Londër me agjentin Jorge Mendes dhe katër të tjerë.

“Cadena Ser” raportoi se njerëzit ishin përfaqësues të Tianjin Quanjian dhe se Costa ka nënshkruar një parakontratë për të lëvizur në Superligën kineze në një marrëveshje që spanjolli do të fitoj 30 milionë € në vit për të luajtur së bashku me Alexandre Pato dhe Axel Witsel .

Chelsea me sa duket janë të vetëdijshëm e marrëveshjen, e cila do të finalizohet në fund të majit, dhe do të marr 90 milionë për ta liruar Costan. /IndeksOnline/