Sulmuesi nga Bregu i Fildishte, Didier Drogba, e ka nisur me gol karrierën e tij të re më fanellën e Phoenix, ekipi i tij i ri që luan në kampionatin e D2 amerikan.
Drogba ka shënuar golin e parë për Phoenix në minutën e 40-të dhe ka dhënë një pasim deciziv për ish-shokun e tij tek Chelsea, Shaun Ëright-Phillips (’77), i cili shënoi golin e fitores ndaj Vancouver (2-1).
Më shumë se 7000 spektatorë kanë asistuar në debutimin e Drogba, i cili ka fituar Ligen e Kampioneve (2012) dhe katër tituj të kampionit te Anglisë me Chelsean.
“Me vjen gjithnjë mirë kur shënoj, por kjo nuk është më e rëndësishmja. Unë dua që të vazhdoj në ketë nivel”, u shpreh sulmuesi, i cili më parë ka luajtur në MLS me Montréal.
Falë kësaj fitoreje, Phoenix shkoi në vendin e 8-të (15 pike) në kampionatin USL, por është 18 pike larg kryesuesve te Real Monarchs.
Drogba, 39 vjeç, është angazhuar me Phoenix në muajin prill.