Sport

Diçka po ndodh – Mustafi nuk udhëton me Valencian në Finlandë

Shkodran Mustafi nuk ka udhëtuar me pjesën tjetër të skuadrës në Finlandë.

Valencia tashmë është nisur për Finlandë, aty ku do të përgatittë për sezonin e ri. Ajo që u ka rënë në sy mediave, ishte mos prezenca e mbrojtësit shqiptar, Shkodran Mustafi, i cili kërkohet nga Arsenali.

Kjo ka bërë që mediat britanike e ato spanjolle, të vazhdojnë të shkruajnë edhe më shumë për një kalim të mundshëm të 24 vjeçarit në ‘Emirates Stadium’.

‘Sky Germany’ mëson se Arsenali tashmë ka ofruar 25.3 milionë funta për shqiptarin, plus 8 milionë të tjera në bazë të paraqitjeve. /Express/