Suthida Saengsumat nga Roi i Tajlandës, dëshiron ta padisë Ministrinë e Shëndetit Publik, sepse ka marrë medikamentet tërë jetën pa nevojë, ngaqë ishte diagnostikuar gabimisht me HIV.
Nga frika se mund t’ua vë sëmundjen, atë e kishin braktisur shoqëria. Ndaj, qëndronte e vetmuar gjatë gjithë kohës, transmeton Telegrafi.
Pas disa vitesh zbulohet se nuk është e sëmurë.
“Për çdo natë qaja në heshtje dhe vuaja. Nuk ka asnjë para që e shpaguan atë që kam hequr”, ka thënë Saengsumat lidhur me rastin.
Mirëpo, pasi që kishte mbetur shtatzënë, mjekët kanë gjetur se ajo nuk e ka asnjë sëmundje dhe se shëndeti i saj është normal.
Ky është rasti i tretë i diagnozës së gabuar me sëmundjen e pashërueshme, pas disa vitesh ilaçesh të panevojshëm.