Sport

Di Maria te skuadra e madhe italiane (Foto)

Angel Di Maria nga edicioni i ardhshëm mund të luaj për skuadrën e madhe italiane, Inter
E ardhmja e argjentinasit, Angel Di Maria nuk është e sigurt në PSG, pasi për shërbimet e tij po interesohen shumë skuadra të mëdha.

Tashmë në garë për shërbimet e tij ka hyrë edhe Inter, e cila do të përforcohet gjatë kësaj vere me lojtarë të mëdhenj, për të ndërtuar një skuadër të fortë.

Sipas Corriere dello Sport, Inter e ka seriozisht transferimin e argjentinasit, por duhet të paguaj një shifër të çmendur për të.

Tashmë PSG ka refuzuar 50 milionë euro të Barcelonës dhe Juventusit, pasi kërkon të paktën 70 milionë euro, aq sa pagoi për ta transferuar dy vite më parë nga Manchester United.

Përveç Di Marias, Inter e dëshiron edhe yllin e Real Madridit, James Rodriguez dhe sulmuesin e talentuar të Sampdorias, Schick. /Express/