Angel Di Maria dëshiron që të transferohet në Barcelonë
Sipas të përditshmes sportive katallane, Mundo Deportivo, Angel Di Maria ka kërkuar nga Paris Saint-Germain që ta shes në Barcelonë.
Ish ylli i Real Madridit ka zgjuar interesim nga Barcelona pas shitjes së Neymar pikërisht tek Paris Saint-Germain, përcjell Express.
Mbetet të shihet nëse argjentinasi do t’ia arrijë qëllimit në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës, i cili përfundon sonte pas mesnatës. /Express/