Sport

Di Maria dëshpëron Interin

Di Maria dëshiron të qëndrojë në “Parc des Princes”.
Angel Di Maria insiston se dëshiron të qëndrojë te Paris Saint-Germain, pavarësisht vështirësive me Unai Emery sezonin e kaluar.

Ish mesfushori i Real Madridi bëri 43 paraqitje për PSG-në në sezonin 2016/17, por ishte larg formës së mirë në pjesën e parë të sezonit, i cili tha se “nuk e dija se çfarë kërkonte trajneri nga unë”.

Për lojtarin është duke insistuar Interi, por 29 vjeëari thotë se nuk dëshiron të largohet nga PSG-ja.

“A do të qëndroj? Sa i përket anës sime, nuk ka dyshime. Dua të qëndroj”, tha Di Maria për Le Parisien. “Por, për klubin, nuk e di. Familja ime është e lumtur në Paris, ky është realiteti”.

“E di se nuk shkoi gjithçka siç duhet sezonin që lamë pas. Nuk e kuptoja çfarë trajneri kërkonte nga unë. Më pas, pak nga pak filluam të njohim njëri-tjetrin dhe të gjithë kanë parë ndryshimin. Shpresoj atë formë të mirë në fund të sezonit mund ta përsëris edicionin e ardhshëm”, deklaroi mes tjerash Di Maria. /Gazeta Express/