Cristiano Ronaldo mbrëmë festoi ditëlindjen e 35-të.
Cristiano Ronaldo festoi ditëlindjen e 35-të.
Ylli i Juventusit u befasua nga e dashura e tij, Geogrina Rodriguez e cila së bashku me familjen i kishte ftuar edhe miqtë e Ronaldos në një mbrëmje feste në Torino.
Në pamjet e publikuara, shihet se Ronaldos i është bërë një dhuratë speciale një Mercedes G Class i zi.
Në mesin e mysafirëve të ftuar ishte edhe gazetari i njohur sportiv nga Spanja, Edu Aguirre, që njihet si mik i afërt me Ronaldon. /Lajmi.net/