Nëse e kaloni gjithë ditën të kërrusur para kompjuterit dhe nuk ju qëndrojnë as shpatullat drejt ndërsa po hani, me siguri, për fat të keq, mund të jeni të familjarizuar me dhimbjet e tmerrshme të shpinës.
Sipas Shoqatës Amerikane të Kiropraktikës, 80% e njerëzve vuajnë nga këto dhimbje në një moment të jetës së tyre, ndërsa sipas Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve, gratë janë më të rrezikuara se meshkujt që të përjetojnë dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës.
Ekspertët rekomandojnë njerëzit që të vizitohen tek mjeku nëse përjetojnë dhimbje të shpinës për më shumë se 6 javë.
Ja cilat janë shenjat që paralajmërojnë se nuk duhet injoruar dhimbjet e shpinës.
1.Dhimbja e shpinës shoqërohet me dhimbjet e këmbëve
Nëse keni dhimbje që fillon nga shpina apo kurrizi, vazhdon tek këmbët dhe përfundon tek gishtat, mund të jetë shenjë e acarimit të fijeve nervore. 90% e njerëzve që shfaqin këto simptoma nuk kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, megjithatë ka disa procedura që lehtësojnë këto simptoma, si masazhi, fizioterapi, aplikimi i nxehtësisë.
2. Dhimbja e shpinës shoqërohet me probleme me ekuilibrin
Ndërkohë që kalojnë vitet, fillon të rritet edhe rreziku për pësimin e frakturave të lidhura me osteoporozën. Nëse keni dhimbje shpine dhe duket sikur keni probleme me ekuilibrin, duhet të konsultoheni me një mjek.
3.Dhimbja e shpinës shoqërohet me probleme me zorrët ose fshikëzën e urinës
Një sërë simptomash të tjera që absolutisht nuk duhet të injorohen janë problemet me zorrën ose fshikëzën e urinës dhe mpirjen e ijëve. Këto simptoma mund të paralajmërojnë për sindromën e bishtit të kalit, një gjendje e rrallë që ushtron shumë presion te nervat në fund të shtyllës kurrizore, ku lidhet me organet e legenit.