Rajon & Botë

Dhëndri dhe këshilltari i Trump merret në pyetje për lidhjet e dyshuara me Rusinë

Jared Kushner, dhëndri dhe këshilltari i lartë i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, do të merret në pyetje nga një komitet amerikan, i cili po i heton dyshimet e marrëdhënieve të ekipit të Trumpit me Rusinë.

Kushner në mënyrë vullnetare ka ofruar që të flasë para Komitetit të Inteligjencës të Senatit, njofton Shtëpia e Bardhë, përcjell Express.

Ky komitet po i heton dyshimet se Rusia kishte ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar në SHBA.

Ndërkohë, komuniteti i inteligjencës i SHBA-së beson se sulmet kibernetike ruse gjatë zgjedhjeve presidenciale ishin kryer për ta ndihmuar Donald Trumpin që ta mposhte Hillary Clintonin.

Rusia i mohon akuzat, ndërsa Trump i quan ato lajme të rreme

the authorE B