Deti në Ishujt Faroe është shndërruar në ngjyrë të kuqe gjatë vrasjes vjetore të një grupi të balenave të pafajshme pilotë.
Çdo vit, balenat e pafajshme detyrohen të notojnë drejt bregut të ishujve danez gjatë emigrimit të tyre, transmeton Express.
Më pas, ato tërhiqen zvarrë në mënyrë të dhunshme në dy plazhe nga vendorët.
Në botë vlerësohet se gjenden një milion balena pilotë me pendë të gjatë dhe 200 mijë me penda të shkurtra./Express/