Samsung më parë ka deklaruar se është duke punuar për të zgjeruar kapacitetin e SSD, ndërsa tani nga një uebfaqe bashkëpunuese e tyre kanë rrjedhur detaje dhe çmimi i diskut me hapësirë 4TB super i shpejtë SSD.
Samsung 850 EVO 4TB SSD kushton hiç më pak se 1.500 dollarë, ndërsa është i vogël vetëm 2.5 inch, transmeton koha.net.
Samsung asnjëherë nuk e ka publikuar zyrtarit versionin 4TB SSD, por e ka përmendur atë në raportet e majit të këtij viti.
Por ky model specifik tashmë është listuar në “Adorama” (kompani botërore për aparate fotografike), ku nuk tregohet se kur do të mund të porositet, por fakti që është listuar do të thotë se ai është shumë afër prezantimit.
EVO 850 është lansuar në vitin 2014, ndërsa madhësia më e madhe ishte 1TB dhe kushtonte 500 dollarë, ndërsa sot kushton 320 dollarë, modeli me 2TB 675 dollarë, që është modeli me madhësi më të madhe në dispozicion nga Samsung.
Ndërsa modeli me 4TB pritet të kushtoj 1500 dollarë, e edhe pse çmimi është shumë i lartë për të, 4TB Evo 850 ja vlen të blihen nëse dëshironi një hapësirë të madhe e të shpejtë në gjepin tuaj.
4 TB “solid state drive” SSD, vjen me madhësi standarde prej 2.5 inch nga fabrika, dhe i hollë vetëm 7 milimetra, shpejtësinë super të shpejtë prej 540 megabytes për sekond.


