Rajon & Botë

Detaje të reja për raketën që lansoi Koreja e Veriut në drejtim të Japonisë

Penjani edhe njëherë ka treguar se nuk është duke u ndalur në kërcënimet e tij me raketa balistike

Raketa e fundit e lansuar sonte tregon që koreano verioret janë duke vazhduar me provokime.

Qeveria japoneze lëshojë një alarm evakuimi në vendin ku kishte kaluar raketa por më vonë ata kanë thënë se nuk ka ndonjë rrezik prej mbetjeve të raketës.

Transmetuesi japonez NHL tha se raketa raportohet që ka fluturuar mbi hapësirën ajtore japoneze në mëngjesin e së premtes duke ra në deti rreth 2000 km në gjirin e Erimos në veri të Hokkaidos.

Qeveria japoneze tha se mbetjet e raketës nuk paraqesin rrezik për njerëzit. Projektili, që ende nuk është identifikuar, duket të jetë lansuar në të njëjtin drejtim që ishte lansuar në muajin e kaluar, pra në anën e Japonisë veriore.

Një zyrtarë i Koresë Jugore tha se raketa është lansuar nga vendi që quhet Sunan, që gjendet në hartën e aeroportit ndërkombëtarë të Penjanit.

Koreja Veriore lansojë një raketë që për momentin nuk dihet lloji i saj e që shkoi në drejtim të Koresë së Jugut.

the authorE B