Në Viti është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë pasi që, i njëjti dyshohet se ka privuar nga jeta viktimën-foshnje e porsalindur (e gjinisë femërore duke e hedhur në një përroskë-në ujë afër shtëpisë). Kështu ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Sipas tyre, nëna ia kishte lënë foshnjen për përkujdesje bashkëshortit të saj, po ashtu shtetas i Maqedonisë, meqë ajo vet vet kishte shkuar për tretman mjekësor në një qendër mjekësore familjare në Viti, përcjellë Indeksonline.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës-foshnjës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar./Indeksonline/