Aktuale

Detaje nga vdekja në Pejë

Në Pejë mbrëmë rreth orës 21:00, një i ri i ka shkaktuar vetes lëndime sa që as mjekët nuk kanë arritur ta shpëtojnë dhe ka ndërruar jetë.

Këtë informacion për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra, i cili tha se personi në fjalë i ka shkaktuar vetes lëndime me armë zjarri gjatë një ushtrimi në një qendër stërvitëse të armëve.

“Një person i gjinisë mashkullore ka ndërruar jetë pasi i ka shkaktuar vetes lëndime me armë zjarri gjatë një ushtrimi në një qendër stërvitëse. Deri tani të gjitha rrethanat janë duke u sqaruar nga hetuesi dhe prokurori i shtetit, dhe nuk mund të themi që është vetëvrasje derisa të marrin raportin nga prokurori”, ka thënë Ibra.

the authorE B