ShowBiz

Despacito në versionin futbollistik (Video)

Nuk ka dyshim se “Despacito” momentalisht është kënga më e dëgjuar në rruzullin tokësor.

Këtë e tregojnë edhe klikimet të cilat kanë tejkaluar 2.7 miliardë, e që shumë shpejt pritet të thyejnë rekord për t’u bërë kënga më e dëgjuar në faqen e famshme YouTube.

Versionet e shumta të kësaj kënge kanë mbushur rrjetet sociale, mirëpo së fundmi është publikuar një “remake” më i veçantë për fansat e futbollit.

Kënga e publikuar në YouTube ka ritmin e Despacito-s, mirëpo teksti është i tëri vetëm me emra të futbollistëve të famshëm, që janë përshtatur të duket si vargje të këngës.

the authorE B