Rennes, klubi francez, ka hequr dorë nga transferimi i Martin Odegaard, pasi lojtari ende nuk ka mbushur 18 vjet.
Martin Odegaard pritet të mbetet në Real Madrid. Ai ishte afër huazimit te klubi francez, Rennes. Por, këta të fundit kanë hequr dorë nga transferimi i Odegaard, pasi lojtari ende nuk ka mbushur 18 vjet.
Real Madridi nuk dëshiron ta shkel rregulloren për statusin dhe transferimit të lojtarëve, pasi në të kundërtën rrezikon të dënohet nga FIFA.
“Martin Odegaar nuk do të vijë këtë verë pasi ani ende nuk ka mbushur 18 vjet. Ai do ti mbush 18 vjet në dhjetor, dhe Reali nuk dëshiron të rrezikoj”, ka deklaruar Mikael Silvestre, këshilltari i presidentit të Rennesit, René Ruello, shkruan AS.
“Lojtari do të qëndrojë në Real Madrid. Ai mund të shkoj në huazim në ndonjë klub tjetër në Spanjë, por në çdo rast nuk do të vijë në Rennes “, ka theksuar Silvestre.
