Në mungesë të kuorumit nuk është zhvilluar sot mbledhja e Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik, në të cilën do të raportonte ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.
Në mbledhje kanë munguar anëtarët, të cilët tre prej tyre janë në balotazh për zgjedhjet lokale, Mimoza Kusari-Lila, Qendron Kastrati dhe Gani Dreshaj. Po ashtu ka kunguar edhe anëtari tjetër Dardan Molliqaj.
Ministri Lluka ka prehur interesin të raportojë në ditën e sotme, por u shpreh i gatshëm të raportojë kurdo që të mbahet mbledhja e radhë për prioritetet e ministrisë që ai drejton.