Në qoftë se dëshironi të humbni ca kilogramë para fillimeve të pushimeve verore këto janë pijet që do t’ju ndihmojnë në atë aspekt.
Limonada e ëmbël mund të ndihmojë për freskim, por nuk ndihmon në humbjen e peshës sidomos jo si këto katër pijet që do t’i paraqesim më poshtë në këtë tekst.
Uji me shije
Kur përpiqeni për dobësim më e rëndësishme është që të pini shumë ujë, transmeton “Zeri.info”.
Por nëse uji nga rubineti ju bëhet i mërzitshëm dhe dëshironi diçka që shpejt do t’ju freskojë përpiquni për të shtuar shije natyrale në ujin tuaj të ftohtë. Mund të përcaktoheni për mentë të freskët, fetë limoni apo copëza trangulli.
Lëng shalqiri
Për sa kohë që lëngu i tillë është bërë pa sheqer të shtuar dhe aroma artificiale, lëngjet dhe koktejet natyrale mund të jenë një mënyrë e shkëlqyer për rifreskim dhe njëkohësisht duke mos futur në organizëm kalori të tepërta.
Shalqiri është bazë e shkëlqyer për lëngje, sepse përmban shumë ujë, është shumë i shijshëm dhe nuk ka shumë kalori. Studimet kanë treguar se arginina mund të tretë yndyrën në trup dhe ndihmon në ndërtimin e muskujve.
Çaj i ftohtë mente
Çaji i mentës është pije freskuese në ditët e nxehta të verës, por gjithashtu është treguar si një aleat i madh në luftën kundër dhjamit në stomak, përcjell “Zeri.info”.
Çaji i mentës ndihmon trupin tuaj të tretë yndyrat, kurse ushqimet yndyrore të tilla si: hamburgeri dhe bifteku, treten shpejt dhe kjo zvogëlon grumbullimin e yndyrës së tepërt në stomak.
Çaji i gjelbër
Çaji i gjelbër cilësohet me të vërtetë si një nga pijet më çudibërëse.
Jo vetëm që me konsumin e rregullt të këtij çaji do të zvogëloni rrezikun e kancerit dhe të sëmundjeve të zemrës, por studimet tregojnë se kjo pije përmban antioksidantë që ndihmojnë në eliminimin e yndyrës së grumbulluar në zonën e barkut. /ZËRI/