Trajneri i Kombëtares së Francës, Didier Deschamps, ka thënë se Franca nuk do ta trajtojë Islandën thjesht si një ekip ekspertesh për ekzekutimin e rivënieve anësore të gjata.
Franca dhe Islanda takohen nesër në çerekfinale të Euro 2016, duke filluar nga ora 21:00.
“Kemi punuar në shumë gjera, ama e dimë se Islanda nuk ka arritur deri këtu rastësisht,” tha Deschamps gjatë konferencës për media para lojës.
“Islanda ka një numër të atributeve tjera në lojën e saj. Islanda dimë ta mbajë topin mirë. Kanë lojtarë me fuqi atletike si dhe lojtarë si Johann Gudmundsson, Birkir Bjarnason dhe Gylfi Sirgudsson, të cilët janë shumë të talentuar teknikisht,” tha ai.