Sport

Derrick Rose i bashkohet Cavaliers

Ish-MVP i NBA ka ndërruar sërish skuadrën.

Derrick Rose ka befasuar të gjithë me vendimin e tij për t’u larguar nga New York Knicks, pas vetëm një viti për t’iu bashkuar Cleveland Cavaliers.

Biseda me yllin e skuadrës LeBron James ishte vendimtare për Rose që mori vendimin për të kaluar te nënkampionët e NBA, ku ka nënshkruar kontratë një-vjeçare me vlerë prej 2.1 milionë dollarësh.

Ardhja e Rose i hap derën largimit të Kyrie Irving i cili ka kërkuar vetë që të gjejë një skuadër të re.