Gjatë fundjavës, Pentagoni e ka pranuar se e ka kryer një sulm ajror në Mosul, i cili besohet se i ka vrarë më shumë se 200 civilë, përfshirë gra dhe fëmijë.
Ky sulm është përshkruar si fatkeqësi humanitare nga zëvendës/presidenti i Irakut, Osama Nujaifi, ndërsa zyrtarët e OKB-së ka thënë se janë thellësisht të shqetësuar nga sulmi, shkruan The Independent, transmeton Express.
Pentagoni e publikoi një komunikatë, në të cilën njoftoi se sulmoi luftëtarët dhe mjetet e ISIS-it në një lokacion që ka korresponduar në dyshime për viktima civile.
“Koalicioni e respekton jetën e njeriut, gjë për të cilën ne jemi duke i ndihmuar forcat tona partnere të Irakut në përpjekjen e tyre për ta çliruar vendin nga brutaliteti i ISIS-it,” ka thënë Pentagoni.
Nëse SHBA-ja shpallet përgjegjëse për këtë, atëherë ky edhe zyrtarisht do të jetë sulmi më vdekjeprurës në tri vitet e fundit.
Pentagoni e ka pranuar se i ka vrarë 220 civilë në Irak dhe Siri që nga mesi i vitit 2014, por grupet e pavarura mbikëqyrëse, siç është “Airëars.org” me bazë në Londër, thonë se numri mund të jetë afro 3.000.