Manchester Unitedi duket se do të bëjë të ashpër me rivalin e qytetit, Manchester Cityn edhe në tregun e verës.
Siç raportojnë mediat britanike, ‘qytetarët’ kanë hyrë në garë për yllin e Atletico Madridit, Antonio Griezmann, raporton KosovaPress.
Sulmuesi francez është objektiv kryesor i ‘Djajve të Kuq’, por transferimi i tij në ‘Old Trafford’ nuk do të jetë mision i lehtë, sepse tashmë në garën kanë hyrë edhe pasanikët e Cityt.
Raportohet se krerët e Cityt janë duke përgatitur një super-ofertë për Griezmanni-n, i cili pak ditë më parë deklaroi se “nuk është duke e menduar largimin nga Atletico”. /KosovaPress/