Sport

Der Spiegel: Ky është dallimi mes tifozëve shqiptarë dhe anglezë

Në artikullin e magazinës më të madhe evropiane Der Spiegel, me titull “5 ditë, 4 ndeshje, 3 stadione, T’our d’Euro”, në kuadër të Euro 2016 pasqyrohet disa nga ndeshjet më interesante, mes tyre edhe Shqipëri-Rumani e luajtur në 19 qershor në Lion, informon botasot.info.

“Qyteti i tretë më i madh francez në këtë ditë ishte pushtuar i tëri nga shqiponjat dykrenore me sfond të kuq, që njëherësh është simboli i shqiptarëve. Ndeshja e parë që i jep zë këtij Evropiani.

Vetëm po të jesh i kujdesshëm sheh tifozë “të verdhë” rumunë mes detit të kuq shqiptarë. Nuk ka zënka dhe zëri është paqësor. Vërehen edhe fotografime mes dy grupeve të tifozëve. Diku në klubet më tej shikohet një përleshje që e zbeh bukurinë e tifozëve shqiptarë. Por jo, aty shkruante “God save the Queen” dhe kuptuam që bëhet fjalë për anglezët që pritnin të luanin ndeshjen e radhës kundër Slovakisë. Ka dallim të madh mes festimit të shqiptarëve dhe anglezëve.

Disa tifozë shqiptarë thërrisnin “Altin Lala”- dhe “Ervin Skela”- që na rikujtuan futbollistët ballkanikë që ishin aktiv në Bundesligën gjermane. Pavarësisht se shanset për kualifikim në raundin tjetër të Shqipërisë ishin të vogla, tifozët me entuziazëm pritnin fillimin e ndeshjes. Të gjithë si një familje e vetme mbështesnin kombëtaren, kur pak pas fillimit erdhi edhe goli i parë për ta. Tre pikë u fituan. Por njëherësh u kuptua sesa të rëndësishme janë ndonjëherë fitoret për një komb të tërë,” shkruan mes tjerash në artikullin e Der Spiegel.