Aktuale

Deputetja e AAK-së thotë se Donika Kadaj po e akuzon njeriun që ia dha të gjitha

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj i ka dalë në mbrojtje shefit të saj Ramush Haradinajt pasi këtij të fundit iu kërkua dorëheqja nga posti i Kryeministrit. Ajo thotë se Haradinaj është më shumë se kushdo tjetër pro Amerikës. Ky reagim ka ardhur pasi deputetja e VV-së, Donika Kadaj kërkoi dorëheqjen e Kryeministrit.

Ishte deputetja e VV-së, Donika Kadaj që tha se nëse kryeministrit i është refuzuar viza nga SHBA-të, ai duhet të japë dorëheqje. Por, Time Kadriaj mendon se Donika falë privilegjeve të AAK-së, sot, bartë pozitën ku është, madje i ka thënë se po del kundër njeriut që ia dha të gjitha.

“Paska fol Donika,E moj Donik nuk ke faj ti, po faj ka AAK qe te sjelli ktu ku je duke të priveligju në qdo aspekt, e ti sot del e fol pikerisht për at njeri qe ti dha krejt”, ka reaguar Kadriaj pasi Kadaj kërkoi dorëheqjen e kryeministrit, transmeton Gazeta Express.

Mediat refuzimin e vizës amerikane ndaj kryeministrit e lidhën me nismën për shfuqiminin e Gjykatës Speciale. Temë të cilën e diskutoi edhe Kadriaj në FB.

“E sa për temën në fjalë ishe edhe ti kunder kesaj Gjykate, Kryeministri ska bërë gjë tjeter vetem se po i ruan qendimet e ma hershme”, thotë ajo.

Më tej, Kadrijaj thotë se Ramush Haradinaj është ma shumë se kushdo tjetër pro Amerikës. Ajo ka përmendur këreksën e Haradinajt që edhe Amerika të përfshihet në dialogun Prishtinë-Beograd.

“Ishte pikerisht Kryeministri që kërkojë që në tavolinën e Brukselit të jetë pjesë edhe Amerika,I shte pikerisht KM qe projektin ma të madh të pas luftës në investime ju jepet pikerisht Kompanive Amerikane”, shkruan Kadriaj.

“Donik, kur e han piten, tepsija mbetet”, ka përfunduar ajo./Express

the authorE B