Të gjitha idetë për shtete të mëdha, qoftë ato kroate, serbe, shqiptare, ose të kujtdo qofshin sollën vetëm të këqija.
Kështu ka thënë lideri i Bashkimit Demokratik boshnjak njëherësh deputet në parlamentin e Serbisë, Muamer Zukorliq, i cili është shfaqur i bindur se nga projekti i “Shqipërisë së Madhe” s’do të ketë asgjë.
“Çdo vizion i tillë në mënyrë të pashmangshme na dërgon në marrjen e territorëve të të tjerëve, hapësirave të dikujt tjetër, jetën e njerëzve të tjerë”, tha Zukorliq për Telegrafin serb.