Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur që të votojë asnjë nga pikat e mbetura nga seanca e kaluar, si pasojë e mos votimit të atyre pikave, edhe pse në seancë kishte deputetë të mjaftueshëm, por që nuk votonin.
Kështu, plotësim ndryshimi i Ligjit për Miniera dhe Minerale mori 28 vota për, 16 kundër dhe 6 abstenime dhe në mungesë të kuorumit votimi u shty për seancën tjetër.
Edhe propozim rezoluta rreth arrestimit të aktivistëve të Vetëvendosjes e mbetur prej muajsh pa u votuar meqë deputetët nuk po e votojnë një rezolutë të tillë.
Kështu, 14 vota ishin për, 3 kundër dhe 12 abstenime, çka bëri të shtyhet përsëri kjo pikë.
Votimi i plotësim ndryshimit të ligjit për Sanksionet Penale nuk u votua meqë deputetët e pranishëm në sallë nuk votuan, duke mos u bërë kuorumi i mjaftueshëm për të kaluar këtë propozim amendamentet e komisionit