Deputetët e VV-së që gjuajtën tri herë gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës duke pamundësuar mbajtjen e seancës për demarkacionin po nxirren jashtë nga Policia e Kosovës. Ndersa disa prej tyre edhe janë arrestuar.
Xhelal Sfeçla, Fitore Pacolli, Drita Millaku dhe Salih Zyba janë deputetët e VV-së që u nxorrën jashtë Kuvendit nga Policia dhe të njejtit u arrestuan.
Ndërkohë nuk dihet se kur do të vazhdojnë punimet e kësaj seance.
Demarkimi i kufirit me Malin e Zi është njëra prej kushteve kryesore që u mundëson kosovarëve liberalizimin e vizave./Express