Sport

Dënohet me lojë dhe gjobitet ylli i Premierligës, për një postim në rrjetet sociale

Mesfushori i Tottenham, Dele Alli, është pezulluar për një ndeshje dhe është gjobitur me mijëra euro nga Federata e Futbollit e Anglisë (FA), për shkak të një postimi në rrjetet sociale në lidhje me koronavirusin.

Alli e postoi një video në rrjetin social Snapchat në shkurt, në të cilën shihej duke u tallur me pandeminë dhe e kishte përqeshur një burrë aziatik, transmeton Gazeta Express.

Përfaqësuesi i Anglisë është gjobitur edhe me rreth 55 mijë euro dhe është urdhëruar të ndjekë orë kursi për edukim për këtë.

Më shumë se 416.000 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në gjithë botën.

Ai do të mungojë në ndeshjen e parë të Tottenhamit pas rikthimit të Premierligës kundër Manchester Unitedit më 19 qershor.

the authorGazetaKNN