Aktuale

Dënohet me 6 muaj burg sulmuesi i gazetarëve në Shkup vitin e kaluar

Gjykata Themelore Shkupi 1 e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim me burg në kohëzgjatje prej gjashtë muajsh Matija Kanikovit, i cili me 28 shkurt të vitit të kaluar e sulmoi ekipin e gazetarëve të A1on në protestat e “Për Maqedoni të Përbashkët”.

Gjatë shqiptimit të dënimit, gjykatësja Marija Kletniçka-Markovska tha se për miratimin e vendimit janë marrë parasysh të gjitha rrethanat lehtësuese dhe ngarkuese.

Prokuroria Publike për procedurën e dëshmisë prezantoi një video-material prej mbi një orë, si dhe fotografi nga ngjarja.

I dënuari Kanikov ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit në afat prej 15 ditësh.

the authorE B