Borussia Dortmund i ka caktuar çmimin Ousmane Dembeles, i cili po kërkohet nga Barcelona
Ylli i Borussia Dortmund, Ousmane Dembele, është njëri nga kandidatët që mund ta zëvendësoj Neymarin, i cili u transferua në PSG për 222 milionë euro.
Sipas gazetës gjermane, Bild, Borussia Dortmund është e gatshme të negocioj me Barcelonën për yllin e ri francez, përcjell Express.
Bild bën të ditur se Dortmund nuk do të pranoj asnjë ofertë e cila është nën 100 milionë euro. /Express/