Sport

Dembele ka një lajm fantastik për Barcelonën

Ousmane Dembele do të kthehet në stërvitje me skuadrën e Barcelonës pas dy javësh

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka marrë një lajm shumë të mirë pas barazimit 1:1 me Valencian në kuadër të La Ligas.

Kjo pasi Ousmene Dembele është pranë rikthimit nga lëndimi i rëndë që kishte pësuar në fillim të sezonit.

Lajmin e ka konfirmuar vet lojtari, iu cili tha se do të kthehet pas dy javësh.

“brenda dy javësh do të fillojë të stërvitem sërish me skuadrën”, tha fillimisht Canal+.

“Kam punuar çdo ditë, vikendeve dhe të dielave vetëm që të rikthej fitnesin tim”, vazhdoi ai .

Dembele kështu pritet të jetë gati për ndeshjen ndaj Real Madridit, e cila zhvillohet me 23 dhjetor në Santiago Bernabeu. /Express/