Me gjithë paralajmërimin e kryeparlamentarit Kadri Veseli se Demarkacioni do të dalë këtë javë në Kuvend, një gjë e tillë ka pak gjasa të ndodhë.
Kjo pasi kryeministri Isa Mustafa gjatë javës do të qëndrojë në Bruksel për të kërkuar suspendimin e kriterit të demarkacionit, shkruan sot Koha Ditore.
Zyrtarë qeveritarë kanë thënë se vetëm pas kthimit të kryeministrit nga Brukseli, do të dihet se a do të procedohet Marrëveshja për Demarkacionin në Kuvendin e Kosovës.
Burime të gazetës kanë thënë se ka përpjekje nga PDK-ja që Demarkacioni të përdoret si pretekst për ta rrëzuar Qeverinë, në rast se nuk kalon në Kuvend.