Avokati i njohur Arianit Koci, i cili vazhdimisht ka bërë thirrje që deputetët e Kuvendit të Kosovës të votojnë demarkacionin, sot ka bërë një prognoze interesante.
Koci ka shprehur bindjen se demarkacion do të kalojë sot.“ Demarkacioni kalon!” ka shkruar shkurt Koci në rrjetin social facebook.
Kuvendi I Kosovës do të mblidhet nga ora 10:00, dhe pritet që të hidhet në votim projektligj për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.Për të kaluar në Kuvend, marrëveshjes i duhen 80 vota./GazetaBlic/