FIFA ka hapur procedurë disiplinore ndaj mesfushorit anglez Dele Alli, për shkak të një gjesti të pahijshëm në ndeshjen e Anglisë kundër Sllovakisë.
“Ne mund të konfirmojmë se kemi hapur procedurë disiplinore pas atij incidenti, nuk mund të japim detaje të tjera”, ka pranuar një zyrtar i FIFA-s.
Alli ngriti gishtin e mesëm në fitoren 2-1 në Wembley të hënën, një gjest që sipas tij ishte shaka e drejtuar shokut të tij, Kyle Walker.
21-vjeçari kërkoi falje në rrjetet sociale pas ndeshjes, duke theksuar se kjo ishte një shaka drejtuar Walker, e jo gjyqtarit të takimit, Clement Turpin, raporton KosovaPress.