Tech

Del një tjetër foto nga super ekrani Xiaomi mi mix 2 (Foto)

Mungon vetëm një jave nga prezantimi zyrtar i Xiaomi Mi Mix 2. Smartphoni i fashës se mesme do te jete shume interesant, dhe i shumëpritur nga fansat e shumte neper bote. Mendohet se dispozitivi do te shfaqet për publikun ne datën 11 shtator, një dite para se Apple te shfaqet me eventin e saj madhështor.

Disa karakteristika janë zbuluar ne mënyre jo zyrtare. Ai do te ketë një procesor SnapDragon 835, megjithëse zërat jo zyrtare nuk rreshtin se “pershperituri” për procesorin e ri SnapDragon 836.

Pritet gjithashtu qe ai te ketë një nivel te larte te raportit ekran/trup fizik, ashtu si paraardhësi Mi Mix.

Ama është akoma e paqartë nëse Xiaomi do të instaloje një ekran Full HD apo Quad HD. Ndërsa është e sigurt që ekrani do të jetë prej 6.4.

Prezent edhe fotokamera e tipit “Dual-Camera“, ashtu si dhe versionet me RAM 4 GB dhe 6 GB. Fotokamera selfie prej 13 MP dhe memoria ROM prej 128 GB.