Aktuale

Deklaroi se Ramush Haradinaj ka vrarë dhe ka kidnapuar njerëz, PDK kërkon shkarkimin e zv. kryetarit të Kllokotit

Para pak ditësh zëvendëskryetari i Komunës së Kllokotit, Milos Stojkovic, në një emision televiziv në Serbi ka thënë fjalët ndër më të zezat për kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Krejt çka ai ka thënë për kreun e AAK-së që ka muaj që ndodhet në Francë pas një fletarresti të lëshuar nga Serbia, Partia Demokratike e Kosovës i quan shpifje dhe deklarata të cilat nxisnin urrejtje. Ajo ka kërkuar edhe shkarkimin e tij.

Ky është reagimi i plotë i PDSK-së i siguruar nga Gazeta Express:

Ky zyrtar i Komunës Kllokotit ka deklaruar se Ramush Haradinaj ka bërë krime ndajë më shumë se 2000 civilëve serb në Kosovë, ka vrarë dhe kidnapuar njerëz, dhe kërkesa e tij se Ramush Haradinaj duhet të ekstradohet në Serbi për tu gjykuar duhet të ndëshkohet dhe të merren masa ndaj tij.

Ne i konsiderojmë deklarata tendencioze të tij që nxisin edhe konflikt ndëretnik në Kllokot.

Të gjithë e dimë se Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejt dhe e pastër, dhe Ramush Haradinaj u shpall i pafajshëm nga Tribunali i Hagës!

Tentimi për të penguar integrimin e Serbëve në Kosovë duke u munduar të nxisin dhunë,urrejtje dhe duke shpifur mund të shkaktojë probleme për qytetarët serbë në Kllokot të cilët nga këto politika të urrejtjes, nxitjes dhe shpifjes vetëm se do i sjellin shumë pasoja negative qytetarëve të Komunës Kllokotit.

Kërkojmë nga Kryetari i Komunës Kllokotit Streqko Spasic të Shkarkoj menjëherë Zëvendës Kryetarin e Komunës Kllokotit Milos Stojkovic.

Kërkojmë nga organet të drejtësisë së Kosovës të merren me këto deklarata nxitëse,, të urrejtjes dhe shpifjes.

Kërkojmë nga Ministria e Administrimit Pushtetit Lokal që të marrin masat e duhura me ligjin për vetëqeverisje lokale dhe rregulloret në fuqi, që ta ndëshkojnë për mos ardhjen e këtij zyrtari në vendin e tij të punës qe tre vite(nga 15.01.2014) që marrin masat e duhura edhe ndaj dëmtimit të buxhetit të Komunës dhe Shtetit, dhe të nisin procedurat për shkarkimin e këtij zyrtari për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

I kërkojmë edhe nënkryetarit për Komunitete zotri Hasan Rashitit, që pavarësisht që i ka ndihmuar këtij zyrtari të Listës Serbe dhe Streqko Spasicit me 83 vota, të japë dorëheqjen nga posti i tij sepse asnjëherë nuk arriti të mbroj,kultivoj dhe ruaj vlerat e komunitetit të tij ashtu siç janë të garantuara me ligj.

the authorE B