Sport

Deklaratë qesharake e Ibrahimovic pas golit të 25 mijtë në Premierligë (Foto)

Zlatan Ibrahimovic ka thënë se nuk ishte i informuar që ka shënuar golin e 25 mijtë në histori të Premierligës – dhe bëri shaka duke thënë se mendonte që i kishte shënuar i vetëm gjithë këto gola.

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Zlatan Ibrahimovic, shkëlqeu ndaj Swanseas duke shënuar dy gola, teksa i pari ishte i 25 mijtë në histori të Premierligës, por ai nuk e dinte se ishte bërë pjesë e historisë.

Përveç kësaj, Ibra arriti në kuotën e 400 golave në karrierë me klube si Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, Milan, PSG e tani Manchester United.

“Jo, nuk isha në dijeni për këtë”, tha Ibrahimovic. “Mendova se vetëm unë i kam shënuar 25 mijë gola”, shtoi duke buzëqeshur ai. /Express/