Aktuale

I dehuri sulmon bashkëshorten në Novobërdë

Një person në Novobërdë sulmoi gruan e tij.

Policia në raportin e saj të përditshëm njofton se një person në Novobërdë ka sulmuar fizikisht gruan e tij.

Sipas Policisë, sulmuesi i bashkëshortes në momentin kur dyshohet se kreu këtë veprim, ishte në gjendje të dehur.

Policia bën me dije se e sulmuara ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit për sulmin i është caktuar ndalimi policor.

the authorE B