Deputeti i Alternativës Ilir Deda ka komentuar për deklaratat e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, në një konferencë për media ku ka sqaruar arrestimin dhe deportimin e gjashtë shtetasve turq.
Deda, me anë të një postimi në Facebook ka thënë se presidenti e ka pranuar se është përgjegjësi kryesor për arrestimin e tyre, e tash po provon ta rrëzojë Qeverinë.
Postimi i Dedës:
Thaçi sot e pranoi që është kryepërgjegjësi për veprimin e errët me 6 shtetasit turq, uzurpimin e kompetencave, dhe që e ka shkelë Kushtetutën. Njejtë, e hapi konfliktin e brendshëm politik.
Tash do të provojë ta rrëzojë Qeverinë, ta shpërndajë Kuvendin dhe ta thellojë kaosin politik.
Javën tjetër me çdo kusht duhet ta themelojmë Komisionin hetimor parlamentar.