Aktuale

Deda fton për një tryezë të gjitha partitë politike

Deputeti i LAA, Ilir Deda ka bërë thirrje që zhbllokohet kriza institucionale.

Ai ka ftuar për organizimin e një tryeze politike, meqë asnjë parti nuk i ka numrat e nevojshëm.

“Në mungesë të një atmosfere normale politike, ka ardhë koha që të dalim prej kësaj situate përmes një tryeze politike, 60me 60 jemi”, tha Deda.

Deda ka thënë se sipas ligjeve në fuqi, deputetët e Kuvendit nuk kanë të drejt që ti drejtohen Gjykatës Kushtetuese për zgjidhjen e problemeve politike.

Ai ka ripërseritur se ai dhe bashkëpartiakja e saj nga Alternativa, Mimoza Kusari-Lila në asnjë mënyë nuk do të përkrahin koalicionin PAN. /KosovaPress/

the authorE B