Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, thotë se ai do të brengosej po që se do të ishte në pozitën e Juventusit.
Bianconerët kanë fituar gjashtë vjet rresht Scudetton, por tash Napoli ka dy pikë më shumë në tabelë.“A e ka bërë starti jonë Juventusin nervoz? Më shumë se nervoz, unë do të isha i brengosur.
Pas gjashtë titujve, nuk mund të jesh i sigurt se do ta fitosh gjithmonë”.“Ata kanë humbur lojtarë të rëndësishëm dhe ka lojtarë që nuk po mund ta gjejnë golin”.“Chiellini është aty, por Bonucci shkoi te Milani e ai ishte krucial.
Ata nuk zëvëndësuan Pirlon, kurse Pogban do ta mbaja deri në fund të jetës së tij”, potencoi De Laurentiis.Ai shtoi se nuk është i befasuar që skuadra e tij i ka fituar gjashtë ndeshjet e para.
Ai mendon se e vërteta do të dalë tek në muajin mars për kapacitetet e ekipeve.De Laurentiis njihet për deklaratat e tij tendencioze dhe kontroverse në sulm të kundërshtarëve të klubit të tij.