Real Madrid ende nuk ka hequr dorë nga portieri spanjoll i Manchester Unitedit, David de Gea
Drejtuesit e Real Madrid ende janë në kërkim të një portieri të ri, me David de Gean si prioritetin kryesor.
Caden SER shkruan se Reali do të tentojë verën e ardhshme transferimin e spanjollit.
Për shërbimet e De Geas kampioni i Spanjës do të ofrojë 70 milionë euro, aq sa kërkon edhe Manchester Unitedi.
Në rast se dështon ky transferim, atëherë Reali do të ofrojë 50 milionë euro për portierin e Athletic Bilbaos, Kepa Arrizabalaga. /Express/