Sport

De Gea në Madrid, arrihet marrëveshja

Gjiganti spanjoll do ta blejë portierin shumë të kërkuar në vitet e fundit, meqë tashmë kanë arritur marrëveshje me skuadrën nga Old Trafford

8:33, 18 Prill 2018
Real Madrid ka arritur marrëveshje me Manchester United për transferimin e David de Gea gjatë afatit kalimtar të verës.

Të Bardhët do të paguajnë 100 milionë euro për gardianin spanjoll, të cilin janë munduar ta blejnë për disa vjet.

Agjenti i De Gea, Jorge Mendes, ka kaluar javët e fundit duke negociuar marrëveshjen me Djajtë e Kuq dhe tanimë akordi është arritur.