Sport

De Gea i lutet yllit të Real Madridit t’i ndihmojë të transferohet të gjiganti spanjoll

Portieri i Manchester United, David De Gea, i ka kërkuar kapitenit të Real Madridit, Sergio Ramos, ta organizojë kalimin e tij te gjiganti i La Ligës.

Diario Gol raporton se De Gea ka pasur mundësinë të flasë me Ramosin gjatë grumbullimit me Kombëtaren e Spanjës për kualifikimet për Botërorin Rusia 2018, transmeton Express.

Ai i ka kërkuar Ramosit t’i afrohet trajnerit Zinedine Zidane dhe presidentit Florentino Perez për t’ia mundësuar transferimin te Real. /Express/