De Gea prodhoi një tjetër gabim trashanik mbrëmjen e së premtes duke i dhuruar Cristiano Ronaldos një nga 51 hat-trick’at që ka realizuar gjatë karrierës së tij.
Por, a ishte kjo jashtë karakterit të tij? Sigurisht, përgjigjja e shkurtër është po sepse De Gea padyshim është portieri më i mirë në botë dhe rrallë bënë gabime të nivelit të tillë, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, tifozët e Manchester United e mbajnë në mend mirë një gabim të ngjashëm, në fakt thuajse identik, që David De Gea kishte bërë në Old Trafford në janar të vitit 2014.
Atëherë, Phil Bardsley dhe Sunderlandi ishin ata që përfituan nga gabimi i reprezentuesit të Spanjës.
Goli nga Bardsley ishte vendimtar në gjysmëfinalen me dy ndeshje të ‘League Cup’ të cilën Sunderlandi e fitoi me penalti.
Krahasojeni golat vet. Ato janë shumë të ngjashme nga perspektiva e De Geas./arbresh.info/
Thought I’d seen that before.. pic.twitter.com/cKMW6hkTMs
— Ben (@bol96_) June 15, 2018
Wits De Gea doin?? pic.twitter.com/lzTe6L8InA
— Adam Lynch (@AdamLynch27) June 15, 2018