Sport

De Gea e refuzon kontratën e re të Man Utd

David de Gea e ka refuzuar kontratën e re te Manchester United.

Manchester United i ka ofruar 350 mijë euro në javën Davide de Gea, mirëpo ky i fundit e ka refuzuar atë.

Portieri spanjoll refuzoi ta nënshkruaj kontratën e re me ‘Djajtë e Kuq’, pasi kërkon më shumë, përcjell lajmi.net.

De Gea kërkon 500 mijë funte në javë nga Manchester United, por që këta të fundit refuzojnë ta bëjnë atë lojtarin më të paguar në Premierligë.

Spanjolli ka kontratë me skuadrën angleze deri në fund të këtij sezoni, andaj nëse nuk e merr shumën e kërkuar, atëherë mund të largohet si lojtar i lirë. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli