Trajneri më i shpërblye spanjoll, Del Boaque, i cili ia dhuroi Spanjës Kupën e Botës dhe Kampionatin Evropian, ka thënë se Gjermania është favoritja kryesore për ta fituar Kupën e Botës vitin e ardhshëm në Rusi.
Ai beson se Gjermania është një nivel më lart se kombëtaret tjera, transmeton Express.
“Sinqerisht, mendoj se Gjermania është një nivel më lart se të gjithë tjerët. Por, është Brazili, Spanja, Argjentina me Messin dhe Portugalia me Cristianon… dhe vendet tjera, të cilat, nëse e gjejnë ritmin, mund ta aspirojnë për gjithçka. Edhe Franca është kombëtare e madhe. Por, thjesht, tri të parat janë: Gjermania, Brazili dhe Spanja”, ka thënë ai. /Express/